Plagosi dajën dhe një tjetër, arrestohet polici burgut nga Kruja

Plagosi dajën dhe një tjetër, arrestohet polici burgut nga Kruja

Policia e Krujës arreston autorin e dyshuar të plagosjes së dy personave, ngjarja kjo e ndodhur mëngjesin e sotëm.  

Pas një kontrolli të imtësishëm të territorit, blutë e Krujës kanë mundësuar identifikimin e vendit ku fshihej autori duke e arrestuar në flagrancë, Oltion Suta 36 vjeç,  banues në Krujë, Polic në Burgun e Zaharisë,  Krujë.

Suta, mëngjesin e sotëm, rreth orës  06: 45, në ambientet e një lokali,  tek një karburant,  në afërsi të stadiumit, Krujë,  pas një konflikti çasti, për motive të dobëta është konfliktuar me dy persona, një prej të cilëve daja i tij.

Në debat e sipër ka  plagosur me armën e shërbimit, pistoletë TT  R.Sh. dajën e tij, rreth 62 vjeç dhe G.G. rreth 47 vjeç, banues në Krujë.

Të dëmtuarit ndodhen në Spitalin Ushtarak Tiranë ku R.Sh. ndodhet nën kujdesin e mjekëve ndërsa G.G. është jashtë rrezikut për jetën.

Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes është gjetur arma e zjarrit tip pistoletë TT dhe një gëzhojë.

Materialet i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprën penale”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy