Lëshohet urdhërarrest për Milan Radoiçiçin dhe 19 serbë të tjerë për krime lufte në Gjakovë

Lëshohet urdhërarrest për Milan Radoiçiçin dhe 19 serbë të tjerë për krime lufte në Gjakovë

Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special, ka lëshuar urdhërarrest ndaj Milan Radoiçiçit dhe 19 serbëve të tjerë, të dyshuar për krime lufte kundër popullsisë civile shqiptare në Gjakovë gjatë viteve 1998-1999.

Vendimi për lëshimin e urdhërarrestit është marrë më 15 prill 2025, pas kërkesës së Prokurorisë Speciale të datës 27 mars 2025.

Drupal Ad

Sipas vendimit, të dyshuarit akuzohen se në periudhën 7-10 maj 1999, në zonën e njohur si “Ura e Taliqit” në Gjakovë, si pjesëtarë të forcave ushtarake dhe policore serbe, kanë hyrë shtëpi për shtëpi, duke nxjerrë me forcë civilët shqiptarë.

Ata dyshohet se i kanë ndarë burrat nga gratë dhe fëmijët dhe më pas kanë ekzekutuar 106 civilë shqiptarë. Trupat e viktimave janë gjetur pas luftës në një varrezë masive në Batajnicë të Serbisë.

Në arsyetimin e vendimit thuhet se Prokuroria Speciale më 18 mars 2025 ka nxjerrë aktvendim për fillimin e hetimeve, ndërsa urdhërarresti bazohet në dyshime të arsyeshme për kryerjen e veprës penale të krimeve të luftës kundër popullsisë civile, të paraparë fillimisht me nenin 142 të Kodit Penal të ish-Jugosllavisë dhe tani të sanksionuar me nenin 146 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Në mesin e personave ndaj të cilëve është lëshuar urdhërarrest figurojnë edhe emra si Milovan Kovaçeviq, Radomir Colić, Milos Đosan, Predrag Ristić, Srdan Krstić dhe të tjerë.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës pranë kësaj gjykate ka parashtruar kërkesën për lëshimin e urdhër arrestit PPS.nr.25/2025 te datës25.03.2025, ndaj tê pandehurve Milovan Kovacevic, Radomir Colió, Milos Đ osan, Milos Dosan, Predrag Ristié, Srdan Krstió, Ljubisa Obradovió, Zivko Sarié, Spaso Sarió, Lazar Draskovió, Zvonko Ristió, Darko Gligorijevié, Cedomir Bozovié, Vladimir Bozovic, Robert Dobrunaj, Radomir Rakovió, Ljubisa Rakovié, Milos Scepanovié, Milan Radoidió, Svetislav Gligorijevié, Tomica Avramovié, për shkak të veprës penale Krimi i luftës kundër popullsisë civile, e sanksionuar me nenin 142 lidhur me nenin 22 te Ligjit Penal të ish Republikës Socialiste Federative te Jugosllavisë, ligi ne fugi në kohën e kryerjes së veprës penale, aktualisht e sanksionuar me nenin 146 lidhur me nenin 31 të Kodit Nr. 06/L-074 Penal të Republikës se Kosovës

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ne kërkesë ka cituar se me date 18.03.2025 ka nxjerr aktvendim për fillimin e hetimeve nën shenjën PPS.nr. 20/2025 ndaj të pandehurve për shkak të dyshimit të arsyeshëm se në periudhën kohore 1998-1999, në vendin e quajtur “Ura e Taliqit” në Gjakovë nga data 7 maj e deri me date 10 maj te vitit 1999 pjesëtaret e forcave ushtarake dhe policor serbe të uniformuar, në mesin e tyre edhe të pandehurit e lartcekur filluan te hyni shtëpi për shtëpi, ku me force dhe kanosje i nxorën nga shtëpitë te gjithë personat që ishin prezent duke i ndarë burrat nga gratë dhe fëmijët dhe me pas i vranë gjithsej 106 civil të nacionalitetit shqiptar dhe pas luftës trupat e tyre u gjeten në një varrezë masive në Batajnice të Serbisë.”

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy