Dalin pamjet e konfrontimit fizik të ndodhur mes aktores Elia Zaharia dhe princit Leka Zogu, me të cilin ndodhen në proces divorci.
Gjithçka teksa Leka kishte shkuar për të takuar vajzën e tij.
Në rrjetet sociale po qarkullon një video ku aktorja Zaharia duket duke goditur me shpulla Princ Lekën të cilin e akuzon se ka ngritur dorë ndaj babait të saj.
Ndërsa ai mohon të ketë ngritur dorë ndaj ish-vjehrrit, Elia e akuzon se ka mashtruar shtetin shqiptar dhe se ka diploma false, pasi në të vërtetë ka vetëm katër klasë shkollë.
Lidhur me këtë ngjarje policia e Tiranës njoftoi zyrtarisht se në Komisariatin e Policisë Nr. 1 është paraqitur shtetasi Leka Zogu, 42 vjeç, dhe ka kallëzuar se shtetasja Elia Zaharia, 42 vjeçe, dhe shtetasi Gjergj Zaharia, 71 vjeç, kanë ushtruar dhunë ndaj tij.
I është marrë deklarim shtetases Elia Zaharia, e cila gjithashtu pretendon se është dhunuar nga shtetasi Leka Zoku.
Për të dy këta shtetas janë plotësuar kërkesë paditë për urdhër mbrojtjeje të menjëhershme.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.



