
Aksident me pasojë një të vdekur dhe 4v të plagosur është regjiostruar mesditën e sotme në Librazhd.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:35,në aksin rrugor Qafë Thanë-Librazhd, në vendin e quajtur "Guroja", ku mjeti autobuz me drejtues shtetasin P.C., 55 vjeç, banues në Prrenjas është përplasur me mjetin furgon me drejtues shtetasin Q.B., rreth 60 vjeç, banues në Prrenjas.
Si pasojë e aksidentit ka humbur jetë drejtuesi i fugonit shtetasi Q.B., si dhe janë plagoaur 4 shtetasit që ishin pasagjerë në mjetin autobuz dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.



