
Disa shtetas shqiptarë janë dënuar me burg, pasi u kapën në një fakrikë kanabisi e ndërtuar në një bodrum në Bradford. Policia arrestoi pesë persona, ndërsa prokurori i kësaj çështje Andreë Stranex tha se në fabrikë u gjetën 150 rrënjë me bimë narkotike. Për çështjen u shpallën fajtorë 5 persona, shqiptarët Nik S., 34 vjeç; Adriatik V., 29 vjeç Petro Th., 25 vjeç si dhe Kostadin E., 25 vjeç e Marios P., 28 vjeç.
Prokurori tha se 28-vjeçari Marios P. kishte një furgon Mercedes ku kishte shkuar në Bradford për të marrë kanabisin. Po ashtu iu gjet edhe një sasi e vogël kokaine. Të gjithë personat kishin para dhe karta identiteti me vete. Asnjë prej tyre nuk kishte precedentë të mëparshëm penale. Sipas autoriteteve, ky operacion do të nxirrte sasi të konsiderueshme kanabisi dhe rolin e çdo të arrestuari.
Nik S., tha se kishte qenë aty për 4 javë për të ujitur dhe kujdesur për bimet narkotike. Ai u dënua me 11 muaj burg. Adriatik V. tha se kishte qenë kopshtar aty prej rreth 2 muajsh. Ai u dënua gjithashtu me 11 muaj burg. Kostandin E. tha se shërbeu si kopshtar për rreth 1 javë. Ai u dënua me 9 muaj burg. Të 3 shqiptarët kishin të paligjshëm në Britani. Ndërkohë nga ana tjetër Petro Th., dhe Marios P., luajtën role më të kufizuara. Ata qëndronin në mënyrë të ligjshme në Britani. 25-vjeçari Petro Th., ka deklaruar se ka punuar në këtë adresë vetëm për një ditë. 28-vjeçari Marios P., tha se kishte qenë për të korrur kanabisin. Ata u dënuan me 6 muaj burg dhe do të punojnë 60 orë punë në komunitet.



