300 hektarë pyje dhe kullota të djegura në Gjirokastër/ 40 forca zjarrfikëse dhe FA në aksion për fikjen e zjarreve

300 hektarë pyje dhe kullota të djegura në Gjirokastër/ 40 forca zjarrfikëse dhe FA në aksion për fikjen e zjarreve

Zjarret e dy ditëve të fundit në Gjirokastër kanë shkrumbuar kurorën e gjelbër të pishave në Malin e Gjerë.

Me një shtrirje 10 kilometra zjarri i nisur të hënën rrezikoi pikën turistike të Kerculles dhe Parkun natyror të Viroit.

Era e fortë dhe temperaturat 40 grade favorizuan përhapjen e tij duke u afruar edhe pranë lokaleve.

Sot po punohet në lokalizimin dhe izolimin e vatrave të zjarrit në Parkun natyror të Viroit , në atë mbi lagjen Palorto dhe fshatit Lazarat të cilat vijojnë të jenë aktive.

Me një para përllogaritje bëhet fjalë për 300 hektarë pyje dhe kullota të djegura.

Zjarri mendohet të ketë qenë i qëllimshëm por ende pa autor.

40 forcat zjarrfikëse në terren ndërsa janë ndihmuar nga FA dhe vullnetare nga bashkia Gjirokastër por relievi kodrinor-malor u vështirëson misionin.

Mbrëmjen e djeshme ndërkaq tymi i dendur mbuloi gjithë qytetin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy