Johnson & Johnson përgatit 1 miliard vaksina anti Covid për vitin e ardhshëm

Johnson & Johnson përgatit 1 miliard vaksina anti Covid për vitin e ardhshëm

Gjigandi amerikan i shëndetësisë Johnson & Johnson po përpiqet të prodhojë një miliard vaksina kundër koronavirusit për vitin e ardhshëm.

Drejtori shkencor i kompanisë, Paul Stoffels tha për CNN se provat klinike të njerëzit do të fillojnë në muajin shtator.

Stoffels tha se "Ne do të kemi disa vaksina në dispozicion për vitin e ardhshëm, por kjo do të varet nga autoritetet – FDA, Administrata e Ushqimit dhe Barnave në SHBA dhe të tjerët - për të vendosur nëse mund të përdoret më shpejt, përpara se të jenë të disponueshme të dhënat e efikasitetit të saj".

Johnson & Johnson ka punuar për krijimin e vaksinës antikoronavirus që nga janari i vitit 2020 në bashkëpunim me Autoritetin e Kërkimit dhe Zhvillimit të Avancuar Biomjekësor (BARDA).

BARDA dhe Johnson & Johnson së bashku kanë angazhuar fillimisht rreth 2 miliardë dollarë investime për të bashkëfinancuar kërkimin, zhvillimin dhe provat  e vaksinës. Johnson & Johnson do të përdorë platformën e saj të prodhimit të vaksinave dhe po shpërndan burime, duke përfshirë edhe staf të specializuar në infrastrukturën e saj globale, për t'u përqëndruar në përpjekje për prodhimin e vaksinës.

Sipas Johnson & Johnson, ndërmarrja më e madhe e kujdesit shëndetësor në botë, vaksina do të jetë ekonomike dhe e sigurt.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy