
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë ka nisur procedimin penal për gjyqtarin e Fierit, Roland Hysi, për korrupsion.
Vendimi vjen pas transmetimit të një video-regjistrimi, ku gjyqtari i Fierit kërkonte ryfshet e marrëdhënie seksuale nga një nënë e divorcuar, në këmbim të dhënies së kujdestarisë së fëmijës.
Filmimi u transmetua mbrëmjen e së martës në emisionin “Stop” të televizionit “Klan”.
Organi i aukzës ka regjistruar procedim penal për veprat penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtojnë funksione publike” dhe “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarë të tjerë të drejtësisë”, të parashikuara nga nenet 245/1 dhe 319/ç të Kodit Penal.



