Me kokainë gati për shitje, arrestohen dy persona në Tiranë

Me kokainë gati për shitje, arrestohen dy persona në Tiranë

Dy persona janë vënë në prangat e policisë së Tiranës pasi u kapën me rreth 750 gramë kokainë në çantë, të gatshme për ta shitur në kryeqytet.

A(M). B., 59 vjeç, dhe I. R., 63 vjeç  në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pasi siguronin lëndën narkotike kokainë, e ndanin atë në doza, të cilat i shisnin më pas në rrugën "5 Maji", në zonën e quajtur "Xhamlliku" dhe në zonën e Selvisë, në Tiranë.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Njoftimi i policisë: Finalizohet operacioni policor i koduar "Packed", për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve.   

Operacioni, i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë.

Me rreth 750 gramë kokainë në çantë, të gatshme për ta shitur në kryeqytet, vihen në pranga 2 shtetas.

Sekuestrohen lënda e dyshuar narkotike kokainë dhe 3 aparate celulare.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, pas një pune të mirëfilltë hetimore, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduara "Packed", si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:

- A. (M). B., 59 vjeç, dhe I. R., 63 vjeç, të dy banues në Tiranë, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", kryer në bashkëpunim.

Në rrugën "5 Maji", shërbimet e Policisë kanë lokalizuar shtetasit  A. (M). B. dhe I. R. Gjatë kontrollit të çantës së paketimit që mbante me vete shtetasi I. R., iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një pako me lëndë të dyshuar narkotike kokainë, me peshë rreth 750 gramë.

Nga verifikimet rezultoi se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pasi siguronin lëndën narkotike kokainë, e ndanin atë në doza, të cilat i shisnin më pas në rrugën "5 Maji", në zonën e quajtur "Xhamlliku" dhe në zonën e Selvisë, në Tiranë.

Punohet për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy