
Një person është vënë në prangat e policisë së Përmetit i akuzuar se ka ngacmuar seksualisht dy turiste të mitura.

Komisariati i Policisë Përmet ndaloi shtetasin L. K., 42 vjeç, banues në Këlcyrë, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht, dy shtetase të mitura franceze.
Lidhur me këtë rast hetimet janë në vijim, për të hedhur dritë mbi dinamikën e ngjarjes.



