Të falsifikuara, bllokohen në Durrës 103 mijë veshje Adidas, Nike, Guçi dhe Dior (FOTO)

Të falsifikuara, bllokohen në Durrës 103 mijë veshje Adidas, Nike, Guçi dhe Dior (FOTO)

Bllokohen në Durrës 103 mijë veshje të falsifikuara, të cilat tregtoheshin si origjinale.

 

Drejtoria e Antikontrabandës, në bashkëpunim me degën doganore Durrës, ka goditur një rast të cenimit të pronësisë intelektuale, duke konstatuar mbi 103 mijë palë veshje të markave të njohura ndërkombëtare si Adidas, Nike, Guçi, Dior, Hugo Boss dhe Calvin Klein. Mes mallrave të sekuestruara përfshiheshin gjithashtu bluza sportive të ekipeve të njohura europiane.

 

Sasia e mallit është bllokuar dhe kanë nisur procedurat përkatëse administrative dhe ligjore ndaj subjektit përgjegjës.

 

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave njofton se do të vijojë të zbatojë politikën e tolerancës zero ndaj çdo rasti që cenon pronësinë intelektuale apo shkel Kodin Doganor dhe legjislacionin në fuqi, duke theksuar se kontrollet ndaj subjekteve me risk do të mbeten intensive.

Slide 1
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy