Një person rreth 60 vjeç është gjetur i pajetë në banesën e tij në fshatin Libonik, bashkia Maliq.
Sipas informacioneve paraprake, viktima jetonte prej rreth një muaji me vëllanë e tij, i cili ishte kthyer nga jashtë vendit për të qëndruar përkohësisht në Shqipëri.
Ka qenë pikërisht vëllai ai që e ka gjetur pa shenja jete në orët e mëngjesit dhe më pas i ka kërkuar një fqinji të njoftonte ambulancën dhe policinë.
Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune. Shkaku i vdekjes pritet të përcaktohet nga ekspertiza mjeko-ligjore.
Ndërkohë, policia ka nisur veprimet procedurale dhe hetimet për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes.



