Tentoi të përdhunonte një grua në Itali, 4 vite burg për 21-vjeçarin shqiptar

Tentoi të përdhunonte një grua në Itali, 4 vite burg për 21-vjeçarin shqiptar

Një 21-vjeçar nga Shqipëria është dënuar me 4 vite burg për tentativë për sulm seksual ndaj një gruaje. Ngjarja ka ndodhur në shkurtin e kaluar në Forte dei Marmi.

21-vjeçari ka tentuar të përdhunojë gruan në një rrugicë jo shumë të frekuentuar. Por në momentin e ngjarjes gruaja ka bërtitur dhe një person që ndodhej aty pranë ka dëgjuar britmat dhe ka ndërhyrë menjëherë, duke i ardhur në ndihmë.

Sipas mediave italiane, 21-vjeçari ka mundur të arratiset, ndërsa gruaja ka bërë edhe denoncimin në polici. Për t’i shpëtuar drejtësisë 21-vjeçari u arratis në Shqipëri dhe më pas në Greqi.

Pas kërkimeve nga autoritetet e huaja, ai u gjet dhe u arrestua nga policia greke në kufirin mes Greqisë dhe Maqedonisë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy