Zjarr në një banesë në rrugën e Teleferikut, lëndohet pronari i shtëpisë

Zjarr në një banesë në rrugën e Teleferikut, lëndohet pronari i shtëpisë

Një zjarr ka rënë në një banesë në rrugën e Teleferikut në kryeqytet. Sipas policisë ngjarja ka rënë mëngjesin e djeshëm dhe si pasojë ka mbetur i lënduar lehtë pronari i shtëpisë, shtetasi me iniciale G. Ç.

“Më datë 16.03.2020, rreth orës 06:30, në rrugën e Teleferikut , në katin e tretë të një pallati ka rënë zjarr në banesën e shtetasit G.Ç, 42 vjeç.

Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse, ku u bë e mundur dhe fikja e zjarrit. Nga zjarri është dëmtuar lehtë pronari i banesës shtetasi G.Ç, jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftimin e policisë.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë shkuan në vendngjarje dhe po punojnë  për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy