Ngacmonte seksualisht vajza të mitura, arrestohet 65-vjeçari në Shkodër

Ngacmonte seksualisht vajza të mitura, arrestohet 65-vjeçari në Shkodër

Një 65-vjeçar është arrestuar nga Policia e Shkodrës, nën akuzën e veprës penale “Ngacmim seksual”. Sipas policisë, shtetasi V. H., ka ngacmuar në mënyrë të vazhdueshme disa shtetase të mitura.

Materialet në ngarkim të tij i janë kaluar Prokurorisë së Shkodrës për veprime të mëtejshme proceduariale.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shkodër arrestuan në flagrancë shtetasin V. H., 65 vjeç, banues në fshatin Oblikë, Shkodër, për veprën penale “Ngacmimi seksual”.

Në kohë e vende të ndryshme, në mënyrë të vazhdueshme ka ngacmuar seksualisht disa shtetase kryesisht të mitura.

Materialet proceduriale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprime të mëtejshme.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy