Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjën e sotme në fshatin Dedaj të Pukës. Dyshohet se një person ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti.
Ndërkohë që shtetasi me iniciale L.M., udhëtonte me një motor është rrëzuar mbi një urë ndërkohë që po tenntonte të kalonte përroin.
Shtetasi L.M, mosha e të cilit ende nuk bëhet me dije, mësohet se ka ndërruar jetë menjëherë në vendngjarje.
Policia ka shkuar menjëherë në zonën ku ka ndodhur aksidenti për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.



