Një aksident me pasojë vdekjen e drejtuesit të një motori ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Roskovec.
Si pasojë e përplasjes së një autobusi me një motor, ka ndërruar jetë shtetasi I. C., 80 vjeç.
Në njoftimin e policsë thuhet:
Sot, rreth orës 09:30, në Kurjan, Roskovec, shtetasi I. M., 56 vjeç, banues në Vlosh, duke drejtuar automjetin tip "Autobus", është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin I. C., 80 vjeç, banues në Roskovec, i cili ka ndërruar jetë. Nga pasagjerët në autobus, nuk ka të lënduar. Shtetasi I. M. është shoqëruar në Komisariat dhe po kryhen veprimet procedurale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit”.



