Gjykata e Korçës ka liruar nga burgu 27-vjeçarin Kevi Muçllari, i cili u arrestua mbrëmjen e të hënës pasi u përplas fizikisht me këshilltarin bashkiak Engjëll Shyti, në mbledhjen e Këshillit Bashkiak në Pogradec.
Gjykata e ka konsideruar arrestimin si të paligjshëm, duke mos caktuar asnjë masë sigurie ndaj të riut.
Ndërkohë, përplasja në Këshillin Bashkiak të Pogradecit ndodhi pas miratimit të vendimit për dhënien me qira të një sipërfaqeje kullote prej rreth 35 hektarësh në fshatin Çërrave.



