Përdorte dy të miturit për të shpërndarë hashash, arrestohet 23-vjeçari në Durrës

Përdorte dy të miturit për të shpërndarë hashash, arrestohet 23-vjeçari në Durrës

Policia e Durrësit ka njoftuar se ka arrestuar një 23-vjeçar, pasi akuzohet për shpërndarje të drogave në doza.

Për ta ndikuar në dërgimin e mallit tek klientët, i riu, i identifikuar me inicialet M.B., kishte përfshirë në "biznes" edhe dy të mitur, 15 dhe 16 vjeç.

Por për shkak të moshës ndaj tyre ka nisur vetëm ndjekja penale.

NJOFTIMI I PLOTË:

Durrës/Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së drogave në doza. Vihet në pranga 23-vjeçari që shpërndante drogë në doza, në qytetin e Durrësit dhe kishte përfshirë në këtë veprimtari edhe dy shtetas të mitur, 15 dhe 16 vjeç. Sekuestrohet lënda narkotike kanabis e ndarë në doza, gati për shitje. Shërbimet e Policisë së Durrësit, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e aktiviteteve kriminale në fushën e narkotikëve, mbështetur dhe nga inteligjenca informative, në kuadër të operacionit policor të koduar "November", kanë arrestuar në flagrancë shtetasin: -M. B., 23 vjeç, banues në lagjen nr.13, Durrës.

Gjatë kontrollit të ushtruar në një ambient të pabanuar, shërbimet e Policisë i gjetën 23-vjeçarit, një sasi lënde narkotike kanabis të ndarë në doza, gati për shitje. Në momentin e kapjes, 23-vjeçari ishte së bashku me dy të mitur, 15 dhe 16 vjeç, të cilët dyshohet se i shfrytëzonte për të shpërndarë lëndë narkotike. Në përfundim të veprimeve, materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe "Shtytja e të miturve në krim".

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy