Të shtëna me armë zjarri në zonën e Ali Demit, policia arreston autorin

Të shtëna me armë zjarri në zonën e Ali Demit, policia arreston autorin

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e së dielës në zonën e Ali Demit, në Tiranë, ku një person dyshohet se ka qëlluar në ajër.

 

Sipas informacioneve paraprake, pas marrjes së njoftimit, forcat e policisë kanë ndërhyrë menjëherë në vendngjarje, duke bërë të mundur identifikimin dhe arrestimin e autorit të dyshuar.

 

Gjatë operacionit, policia ka sekuestruar edhe armën e zjarrit që dyshohet se është përdorur në ngjarje.

 

Hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe përcaktimin e përgjegjësive ligjore të personit të arrestuar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy