
Një i ri nga Shijaku është arrestuar nga policia pasi gjatë një kontrolli ju gjet 1 armë zjarri kallashnikov, një krehër dhe municion luftarak.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shijak, në vijim të punës për garantimin e sundimit të ligjit në territor, pas informacionit të siguruar se në fshatin Metallaj, Shijak, një shtetas posedonte armë zjarri në banesë, kanë organizuar punën në kuadër të operacionit mbarëkombëtar "Sundimi i ligjit" dhe si rezultat kanë vënë në pranga shtetasin Redjon Domi, 28 vjeç, banues në fshatin Metallaj, Shijak.
Ky shtetas posedonte 1 armë zjarri kallashnikov, të cilën, kur ka parë shërbimet e Policisë, ka tentuar ta fshehë në një ambient afër banesës së tij.
Gjatë kontrollit në këtë ambient dhe në banesë, shërbimet e Policisë kanë gjetur armën e zjarrit, një krehër dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.



