Goditi me thikë vëllain e mitur, 19-vjeçarja dërgohet në Spitalin Psikiatrik të Shkodrës

Goditi me thikë vëllain e mitur, 19-vjeçarja dërgohet në Spitalin Psikiatrik të Shkodrës

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër ka njoftuar një rast të rëndë të dhunës në familje, ku një 19-vjeçare ka goditur me thikë vëllain e saj të mitur nën kushte të rënduara psikologjike.

Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit ndaluan dhe proceduan në gjendje të lirë shtetasen B. M., 19 vjeçe, banuese në Shkodër, për veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Sipas informacioneve, ajo ka goditur vëllain e saj të mitur, 7 vjeçar, me një mjet prerës (thikë), i cili fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shtetasja B. M. është dërguar në Spitalin Psikiatrik Shkodër për të marrë asistencën e nevojshme, pasi dyshohet të vuajë nga probleme të shëndetit mendor.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy