Korça e dëborës dhe turizmit/ Xhindole: Dardha, Voskopoja dhe Vithkuqi, bum turistësh në fundjavë

Korça e dëborës dhe turizmit/ Xhindole: Dardha, Voskopoja dhe Vithkuqi, bum turistësh në fundjavë

Edhe këtë fundjavë, Korça dhe fshatrat e saj turistikë janë kthyer në një nga destinacionet më të preferuara nga turistët vendas. 

Vizitorë të ardhur kryesisht nga qytete të ndryshme të vendit kanë zgjedhur juglindjen për të shijuar dëborën dhe atmosferën dimërore.

Korrespondentja e MCN Live, Elsa Xhindole, bën me dije se Dardha, Voskopoja dhe Vithkuqi mbeten ndër zonat më të vizituara këtë fundjavë.

 Reshjet e dëborës në qytetin e Korçës dhe në fshatrat turistikë- Dardhë, Voskopojë dhe Vithkuqi kanë tërhequr turistë kryesisht nga Tirana, Elbasani dhe Durrësi, duke sjellë fluks të shtuar vizitorësh në të gjithë qarkun.

Sipas të dhënave nga operatorët turistikë, këtë fundjavë është regjistruar një rritje e ndjeshme e prenotimeve, ndërsa hotelet dhe bujtinat janë thuajse plotësisht të rezervuara.

Turistët shprehen se Korça ofron qetësi, natyrë të bukur dimërore dhe mbi të gjitha mikpritje tradicionale. 

Ndërkohë, operatorët turistikë kanë shtuar investimet dhe aktivitetet rekreative, duke pasuruar edhe më shumë eksperiencën e vizitorëve dhe duke e kthyer zonën në një destinacion tërheqës gjatë gjithë sezonit dimëror.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy