U  ndje keq në komisariat, humb jetën 63-vjeçari në Spitalin e Durrësit

U ndje keq në komisariat, humb jetën 63-vjeçari në Spitalin e Durrësit

Një 63-vjeçar ka ndërruar jetë në Spitalin e Durrësit, pasi kishte shfaqur probleme shëndetësore teksa ndodhej në ambientet e sigurisë së Komisariatit tw Policisë Durrës. 

 

Sipas informacionit paraprak, rreth orës 18:20 ka humbur jetën shtetasi M. G., 63 vjeç, banues në Shijak. 

 

Ai ishte shoqëruar në komisariat pasi ishte dënuar me 18 ditë burgim dhe pritej të transferohej për vuajtjen e dënimit në IEVP Lushnjë. 

 

Rreth orës 15:04, 63-vjeçari ka shfaqur shqetësime shëndetësore dhe është transportuar menjëherë nga shërbimet e Policisë drejt spitalit për ndihmë mjekësore. 

 

Pavarësisht asistencës së dhënë nga personeli mjekësor, ai ka ndërruar jetë në sallën e reanimacionit.

 

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy