Kapet me kokainë në makinë, arrestohet 30-vjeçari në Durrës

Kapet me kokainë në makinë, arrestohet 30-vjeçari në Durrës

Policia e Durrësit ka arrestuar një 30-vjeçar, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në makinën e tij janë gjetur dhe sekuestruar disa doza me lëndë narkotike, të dyshuar kokainë.

Policia e Durrësit ka goditur brenda muajit shkurt, rastin e tretë të shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla. Sekuestrohen 4 doza me lëndë narkotike kokainë dhe një sasi parash të përfituara nga shitja e lëndës narkotike, arrestohet në flagrancë poseduesi i tyre”, njoftoi policia.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative se një shtetas merrej me shpërndarjen e lëndëve narkotike në doza, organizuan punën dhe arrestuan në flagrancë shtetasin R. V., 30 vjeç, banues në Maminas, Durrës.

Shërbimet e Policisë e kanë ndaluar në Maminas shtetasin R. V., i cili po drejtonte mjetin tip “Peugeot” dhe nga kontrolli i ushtruar në mjet iu gjetën 4 doza me lëndë narkotike kokainë. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dozat e lëndës narkotike, mjeti tip “Peugeot”, 3 aparate celularë dhe një shumë parash të përfituara nga shitja e lëndës narkotike. Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy