Zbardhet skema e falsifikimit të dokumenteve/ Në kërkim 53-vjeçari, si ndihmoi shtetasit e huaj të kalonin kufirin

Zbardhet skema e falsifikimit të dokumenteve/ Në kërkim 53-vjeçari, si ndihmoi shtetasit e huaj të kalonin kufirin

Një 53-vjeçar bullgar është shpallur në kërkim pasi organizonte dhe kryente falsifikimin e dokumenteve të udhëtimeve.

Policia e Durrës ka zbardhur një skemë që kishte për qëllim dhënien ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit. 

Në kuadër të këtij operacioni më herët janë arrestuar 6 shtetas turq, të cilët tentuan të përdornin dokumente të falsifikuara për të kaluar kufirin. 

 

NJOFTIMI 

Durrës/Finalizohet operacioni policor i koduar “Identiteti”. 

Operacioni, nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në DVP Durrës, në bashkëpunim me Policinë Kufitare të Portit të Durrësit dhe Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës.

Zbardhet skema e falsifikimit të dokumenteve, me qëllim dhënien ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fititmit. 

Identifikohet dhe shpallet në kërkim 53-vjeçari bullgar që organizonte dhe kryente falsifikimin e dokumenteve të udhëtimit, i cili ka mundur të largohet jashtë vendit. 

Më herët, në Portin e Durrësit, në kuadër të këtij operacioni janë arrestuar 6 shtetas turq, të cilët tentuan të përdornin dokumente të falsifikuara për të kaluar kufirin. 

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e falsifikimit të dokumenteve me qëllim kalimin e kufirit në mënyrë të paligjshme, nga ana e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në DVP Durrës, në bashkëpunim me DRKM Durrës, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, në kuadër të operacionit policor të koduar “Identiteti", u bë i mundur identifikimi dhe shpallja në kërkim e shtetasit bullgar F. S., 53 vjeç.

Si rezultat i punës hetimore, nga ana e Seksionit të Krimit Ekonomik u vërtetua skema e falsifikimit të dokumenteve dhe e përdorimit të tyre. 

53-vjeçari dyshohet për veprat penale "Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve" dhe "Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave",  pasi ky shtetas, ka ndihmuar nëpërmjet falsifikimit të dokumentave, 6 shtetas turq, të cilët janë arrestuar në flagrancë, pasi kanë tentuar të kalojnë kufirin në PKK Durrës, me karta identiteti bullgare të falsifikuara, për në zonën Schengen.

Në bashkëpunim me homologët vijon puna për kapjen e shtetasit bullgar të shpallur në kërkim në kuadër të këtij operacioni. 

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për hetime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy