Rexhepi: Dorëheqjet e drejtuesve të policisë janë shkarkime, konkursi për pasuesin do të jetë formal

Rexhepi: Dorëheqjet e drejtuesve të policisë janë shkarkime, konkursi për pasuesin do të jetë formal

Eksperti i kriminalistikës Artan Rexhepi ndan bindjen se dorëheqjet e drejtuesve të Policisë së Shtetit janë shkarkime, ose pakt për t’u dërguar në një pozicion tjetër.

 

Duke folur për emisionin “FactCheck” në MCN TV për largimin e Ilir Prodës nga drejtimi i Policisë së Shtetit, ai deklaroi se nuk u bë shkak zjarri te vila e ish-diktatorit Enver Hoxha, gjatë protestës së opozitës.

 

Sipas tij konkursi për të zgjedhur drejtuesi e Policisë së Shtetit do të jetë formal.

 

Dorëheqjet e drejtuesve të policisë janë shkarkime, ose kështu ka qenë pakti i ardhjes. Nuk më pëlqen, nuk më lë shije të mirë. Do veçoja si drejtues Haki Çakon dhe Muhamet Rrumbullakun, për eksperiencën që kanë patur. Drejtori i policisë duhet të jetë një profesionist i mirë, i ndershëm, për mua më shumë rëndësi ka aftësia menaxheriale. 

 

Ilir Proda është përfolur jashtë mase, për lidhje me klanet. Në raport me komunikimet me mediat, ka mbajtur një profil të zgjuar. Për largimin e Prodës nuk mendoj se është zjarri të ish-vila e Enver Hoxhës. Për mua nuk është dorëheqje, pro shkarkim, ose lëvizje me marrëveshje. Nga ministrat e Brendshëm, kushdo sulmon Berishën largohet. Nuk di në është rastësi, por ndodh. 

 

Ministër që performoi mirë ishte Taulant Balla, edhe pse nuk është se kam ndonjë preferencë për të. Nuk performoi keq. E konsideroj se kryepolic në vend duhet të jetë personalitet politik i fuqishëm, i mbështetur nga qeveria. 

Për mua kryepolici është ai që është në kokën e Kryeministrit ose ministrit, kriteret janë formale. Për mua rëndësi ka profesionalizmi, mungesa e korrupsionit dhe t’i lihet në dorë ministrit. Konkursi do jetë formal, për mua duhet të jetë në dorë të ministrit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy