Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e së dielës në lagjen “Gurra” në Lezhë.
Katër makina janë përplasur me njëra tjetrën, duke bërë që dy persona të mbeten të dëmtuar.
Të plagosurit janë dërguar në spital për marrjen e ndihmës së nevojshme, ku ndodhen nën kujdesin e bluzave të bardha.
Ndërkohë policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton shkaqet e aksidentit.



