Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për dy vëllezërit Arlind dhe Arvid Spahija. Këta shtetas dyshohet se kanë grabitur në një argjendari bizhuteri me vlerë 8 milionë lekë të vjetra. Dy vëllezërve, gjatë kontrollit të ushtruar në banesë iu gjet edhe lëndë narkotike e llojit kokainë.
Sipas hetimeve, dy vëllezërit kanë ruajtur për tre ditë argjendarinë në rrugën Muhamet Gjollesha dhe njëri prej tyre ka shkuar si klient. Teksa e ka pyetur shitësen për llojet e ndryshme të varëseve, ia ka marrë nga dora dhe ka vrapuar. Varëset e marra kishin vlerë rreth 8 milionë lekë të vjetra.



