Vrasje e trefishtë në Prishtinë, policia jep detajet

Vrasje e trefishtë në Prishtinë, policia jep detajet

Policia e Kosovës ka konfirmuar sot vrasjen e tre personave në lagjen ‘Dardania’ në Prishtinë.

Zëdhënësi i policisë së Kosovës, Baki Kelani, në një prononcim për medie ka deklaruar se ende nuk dihen motivet e vrasjes. Policia thotë se 61-vjeçari ka vrarë të renë, 28-vjeçare dhe gruan e tij 60-vjeçare.

 “Ekipet mjekësore, mjekësia ligjore, forenzika dhe të gjitha njësitë përkatëse janë në vendin e ngjarjes. Fillimisht nga informacionet që posedojmë deri më tani bëhët fjalë për një vrasje që është cilësuar vrasje e dyshimtë, një person të gjinisë mashkullore të vitit të lindjes 1958, një grua të vitit të lindjes 1959 dhe një grua tjetër të vitit të lindjes 1991. Vrasje”, ka thënë Kelani.

Kelani ka shtuar se nga informacionet e para bëhet e ditur se fillimisht i dyshuari e kishte vrarë gruan e tij, më pas nusen e djalit dhe në fund ka bërë vetëvrasje.

“Nga informacionet që i kemi kërkuar bëhet fjalë se fillimisht i dyshuari e ka vrarë gruan e tij e më pas rejën e tij dhe më pas ka bërë vetëvrasje. Mbetet të verifikohet pas mbledhjes së të gjitha informacioneve të para. Të gjitha detajet edhe nga rastet e tjera që mund të jenë përfshirë këta persona janë në proces të verifikimit nga Policia e Kosovës dhe do të bëhen të ditura”, ka theksuar Kelani.

Vrasja në Dardani ndodhi sot rreth orës 13:20, ndërkaq mediat kosovare raportojnë jozyrtarisht se burri që kreu vrasjen e trefishtë ka pasur probleme psikike.  Në momentin tragjik, në vendin e ngjarjes ndodhej edhe një vajzë dy vjeçare.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy