Situata nga Zjarret/ Mbrojtja Civile: Neutralizohen 26 vatra në 24 orë

Situata nga Zjarret/ Mbrojtja Civile: Neutralizohen 26 vatra në 24 orë

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile (AKMC) njoftoi sot se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 26 vatra zjarri, të cilat janë neutralizuar të gjitha pas një pune të pandërprerë të forcave operacionale në terren.

Sipas njoftimit, këto vatra zjarri janë evidentuar në qarqet e Vlorës, Gjirokastrës, Lezhës, Shkodrës, Dibrës, Korçës, Tiranës, Kukësit, Durrësit dhe Beratit. Kryesisht, zjarret kanë prekur sipërfaqe me bimësi, ku janë djegur rreth 56 hektarë me pemë, shkurre dhe barishte.

Në dy raste, zjarret kanë shpërthyer në ambiente biznesi dhe në një banesë, duke shkaktuar dëme materiale. Po ashtu, një vatër zjarri në tregun industrial të Durrësit shkaktoi dëme të konsiderueshme në mallra dhe pajisje, pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë të forcave zjarrfikëse.

Një tjetër vatër zjarri u regjistrua në dy puse nafte në fshatin Kozare, bashkia Kuçovë. Pasi zjarri u shpërnda, Shërbimi i Zjarrfikësve të bashkisë Kuçovë, së bashku me forcën e MZSH Berat, Polici dhe forcat e bashkisë, ndërhynë për ta shuar. Si pasojë, u dëmtuan 2 elektromotorë të puseve të naftës. Shkaku i rënies së zjarrit ishte këputja e telave të tensionit të ulët.

Në të gjitha operacionet për shuarjen e zjarreve u angazhuan 64 automjete zjarrfikëse dhe 449 forca operacionale. Po ashtu, Forcat e Armatosura kontribuan me 2 automjete zjarrfikëse dhe 14 efektivë, ndërsa një helikopter Cougar u angazhua për të monitoruar situatën nga ajri.

Sipas parashikimit të Institutit të Gjeoshkencave, sot pritet një nivel rreziku "i lartë" për zjarre në qarqet e Lezhës, Durrësit, Tiranës, Beratit dhe Fierit, ndërsa në qarqet e tjerë pritet një nivel rreziku "i moderuar".

Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile (QKOMEC) është në gatishmëri të plotë dhe do të ofrojë mbështetje të menjëhershme nëse situata do të kërkojë ndihmë të shtuar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy