
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka njoftuar për ndryshime në drejtimin e disa Institucioneve të Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP), në kuadër të rritjes së sigurisë dhe përmirësimit të menaxhimit në sistemin penitenciar.
Në IEVP Fushë-Krujë është liruar nga detyra drejtori Apostol Luca.
Në vend të tij është emëruar Ervis Dedej, i cili ka një eksperiencë të gjatë në sistemin e burgjeve.
Po ashtu, në detyrën e Shefit të Policisë është emëruar kryekomisar Fatjon Sadikaj, me mbi 20 vite përvojë në Policinë e Burgjeve.
Ndërkohë, në IEVP Durrës është emëruar drejtor Serjan Mazrreku, me eksperiencë në administratë dhe në fushën ligjore.
Në pozicionin e Shefit të Policisë është emëruar kryekomisar Florian Masha, i cili ka një karrierë të gjatë në radhët e Policisë së Shtetit.
Sipas njoftimit zyrtar, këto lëvizje synojnë forcimin e përgjegjshmërisë, rritjen e kontrollit dhe vendosjen e standardeve më të larta në funksionimin e institucioneve penitenciare.



