Vodhi dy argjendari, arrestohet 48-vjeçari në Burrel

Vodhi dy argjendari, arrestohet 48-vjeçari në Burrel

Një 48-vjeçar është arrestuar nga policia e Burrelit, pasi dyshohet se ka vjedhur 2 argjendari në Burrel dhe në Gjirokastër.

Burime policore bëjnë me dije se në pranga është vënë shtetasi S.M., banues në Shkodër pasi dyshohet se me datë 20.12.2021, ka vjedhur sende floriri në një argjendari në qytetin e Burrelit.

Gjithashtu nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera dyshohet se ky shtetas është autori i vjedhjes së një argjendarie në qytetin e Gjirokastrës në datën 08.09.2021.

Vijon puna për dokumentimin e rasteve të tjera të vjedhjeve që dyshohet se janë  kryer nga ky shtetas.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Mat për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy