Përndoqi për disa muaj një vajzë, arrestohet 22-vjeçari në Gjirokastër

Përndoqi për disa muaj një vajzë, arrestohet 22-vjeçari në Gjirokastër

Policia e Gjirokastrës ka vënë në pranga një 22-vjeçar me iniciale J. G., pasi ka përndjekur për disa muaj në mënyrë të vazhdueshme një vajzë të re 18-vjeçare.

Po ashtu bëhet me dije se ka nisur procedimi në gjendje të lirë për E. K., 30 vjeçe,  A. Ç., 61 vjeç dhe M. Ç., 56 vjeçe, të tre banues në Gjirokastër, pasi këta shtetas kanë ushtruar dhunë psikologjike ndaj shtetasit R. K., 68-vjeç.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi: DVP Gjirokastër / Vihen në pranga 1 shtetas, procedohen në gjendje të lirë 3 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasin J. G., 22 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi, në Komisariatin e Policisë Gjirokastër, kallëzon një 18-vjeçare se shtetasi J. G. e ka përndjekur në mënyrë të vazhdueshme, për disa muaj.

Po nga këto struktura, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprën penale "Dhuna në familje", në ngarkim të shtetasve E. K., 30 vjeçe,  A. Ç., 61 vjeç dhe M. Ç., 56 vjeçe, të tre banues në Gjirokastër, pasi këta shtetas kanë ushtruar dhunë psikologjike ndaj shtetasit R. K., 68-vjeç (i afërm i tyre).

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy