
Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në qytetin e Fierit.
Automjeti tip Benz përplasi një motoçikletë në zonën e quajtur 'Zogu i Zi'. Si pasojë e kësaj përplasje humbi jetën drejtuesi i motoçikletës, 68-vjeçari Petraq Shyqermeja, banues në Fier.
"Sot rreth orës 14:00, në afërsi të vendit të quajtur "Zogu i zi" Fier, shtetasi P.Sh, 68 vjeç, banues në Fier, duke drejtuar motocikletën, është përplasur me automjetin tip "Benz", që drejtohej nga shtetasi N.M, 19 vjeç, banues në Fier", raporton policia.
19-vjeçari i cili përplasi për vdekje Petraq Shyqermeja u ndalua nga policia dhe shoqërua në Komisariatin e Policisë Fier.
Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.



