
Ministria e Mbrojtjes nderoi sot nënoficerët më të mirë të vitit në një ceremoni të veçantë në festat e fundvitit.
Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka u shpreh sot se se “viti 2019 ishte një vit i spikatur për të gjithë ushtarët, nënoficerët dhe oficerët e Forcave të Armatosura”.
“Për të respektuar traditën, përzgjodhëm nënoficerët më të mirë të vitit. Angazhimi dhe përkushtimi i çdo nënoficeri, sidomos gjatë emergjencave civile, na e bëri më të vështirë përzgjedhjen, por pas një procesi transparent, konkurrimi dhe vlerësimi, jam e bindur se kemi zgjedhur më të mirët”, tha Xhaçka.
Ministria e Mbrojtjes nderoi rreshter Egnat Kulli, Forca Tokësore; nëntetar Ardian Seitaj, Komanda Mbështetëse; rreshter Julian Shaban, Komanda e Doktrinës dhe Stërvitjes.



