
Një 12-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në rrethana ende të paqarta, në Rodos të Greqisë.
Fëmija u gjet i vdekur në zonën detare Zephyros të Rodosit dhe u dërgua në Spitalin e Përgjithshëm të qytetit.
Autoriteti Qendror i Portit të Rodosit, i cili kryen hetimin paraprak, urdhëroi rrethimin e vendit të ngjarjes.
Pritet autopsia e trupit të viktimës e cila do të përcaktojë shkaqet e vdekjes se 12-vjeçarit shqiptar.



