Përshtati lokalin për përdorim droge, pranga të zotit dhe një tjetri/ Gjendet kokainë dhe kanabis më Burrel

Përshtati lokalin për përdorim droge, pranga të zotit dhe një tjetri/ Gjendet kokainë dhe kanabis më Burrel

Një person i cili kishte përshtatur ambientet e lokalit të tij, për përdorimin e lëndëve narkotike, është vënë në pranga, pasi gjatë kontrollit në këtë lokal u gjetën kokainë, kanabis dhe pajisje që shërbejnë për konsumimin e lëndëve narkotike.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, në vijim të kontrolleve për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, pas informacioneve të siguruara përmes inteligjencës informative, për një shtetas që kishte përshtatur lokalin e tij, për përdorimin e lëndëve narkotike, kanë organizuar punën për dokumentimin e kësaj veprimtarie kriminale.

Gjatë kontrollit në ambientet e lokalit në pronësi të shtetasit A. K., në qytetin e Burrelit, shërbimet e policisë gjetën sasi lënde të dyshuara narkotike kokainë dhe kanabis sativa, si dhe pajisje të ndryshme që shërbejnë për konsumimin e lëndëve narkotike, të cilat u sekuestruan ne cilësinë e provës materiale.

Në ambientet e lokalit u konstatua edhe shtetasi E. K., të cilit gjatë kontrollit fizik iu gjetën një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis sativa dhe një përforcues grushti (dorezë metalike), të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

A. K., 40 vjeç, për veprat penale “Përshtatja e lokalit për përdorim droge” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

E. K., 30 vjeç, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasi A. K., në bashkëpunim me shtetasin E. K., shpërndante lëndë narkotike, në lokalin e tij dhe në afërsi të shkollave.

Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy