Një grua në Gjermani infektohet me variantin e ri të koronavirusit

Një grua në Gjermani infektohet me variantin e ri të koronavirusit

Rasti i parë me variantin e ri të koronavirusit është regjistruar sot në Gjermani, variant ky i cili është zbuluar fillimisht në Britani të Madhe.

Një grua e cila kishte udhëtuar nga Londra, doli pozitive në këtë variant të koronavirusit. “Ky është rasti i parë i njohur në Gjermani”, tha në një deklaratë ministria e Shëndetësisë e shtetit, Baden-Wuerttemberg.

Gruaja kishte mbërritur në aeroportin e Frankfurtit më 20 dhjetor. Ajo u dërgua në vetizolim në shtëpi pasi doli pozitive për COVID-19, kur mbërriti në aeroport, raporton AFP.

Një ditë më vonë, ajo filloi të shfaqte simptoma të lehta, dhe një test i dytë gjithashtu doli pozitiv. Një mostër e testit të saj u dërgua në një laborator të specializuar për analiza të mëtejshme.

Gjermania të martën zgjati masën e ndalesës së udhëtimeve nga Mbretëria e Bashkuar deri më 6 janar.

Varianti i ri është zbuluar për herë të parë në shtator. Në nëntor, rreth një e katërta e rasteve në Londër kanë qenë të këtij varianti; në mes të dhjetorit, afro dy të tretat.

Autoritetet shëndetësore në Britani të Madhe thonë se varianti i ri i koronavirusit është deri në 70% më infektues.

Dhjetëra vende kanë mbyllur kufijtë e tyre për njerëzit që udhëtojnë nga Britania e Madhe.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy