U konfliktuan me njëra-tjetrën, policia shoqëron 3 të miturat dhe djalin që i filmonte

U konfliktuan me njëra-tjetrën, policia shoqëron 3 të miturat dhe djalin që i filmonte

Pas shpërndarjes së videos në rrjete sociale ku disa adoleshentë konfliktoheshin me njëri-tjetrin, policia ka bërë verifikimet dhe i ka shoqëruar në komisariat. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në rrugën “3 Dëshmorët” në Tiranë, ndërsa protagonistë janë 3 vajza dhe një djalë, të moshës 13-14 vjeç.

Ata janë shoqëruar në komisariat, nën shoqërinë e prindërve dhe punonjësve socialë. Vijon puna për sqarimin e rrethanave të konfliktit nëpërmjet shtetaseve të mitura.

Njoftimi policisë:

Reagim i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë

Në lidhje me një video të publikuar në portale ditën e sotme, në të cilën shfaqen disa të mitura që dhunojnë një bashkëmoshataren e tyre, ju sqarojmë se:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, menjëherë pas publikimit të pamjeve filmike, organizuan punën për identifikimin e shtetaseve që shfaqen në video si dhe sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Pas verifikimive të kryera për identifikimin e tyre, në bashkëpunim edhe me drejtorinë e shkollës, u bë i mundur identifikimi i një të mituri që kishte filmuar konfliktin, si dhe identifikimi i 4 të miturave të përfshira në konflikt.

Në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në prezencë të prindërve dhe të punonjësve socialë, janë shoqëruar dhe po intervistohen 5 të mitur të moshave 13 dhe 14 vjeç (një djalë e 4 vajza).

Nga verifikimet paraprake të kryera, ka rezultuar se ngjarja ka ndodhur me datë 15.02.2023, në rrugën “3 Dëshmorët”, dhe jo në ambientet e shkollës “Kongresi i Manastirit”.

Vijon puna për sqarimin e rrethanave të konfliktit nëpërmjet shtetaseve të mitura.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë falënderon mediat dhe qytetarët që denoncojnë rastet e paligjshmërisë dhe i fton sërish ata që të denoncojnë çdo rast paligjshmërie, në numrin 112, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm e të paanshëm.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy