Aksident me pasojë një person te plagosur është regjistruar pak minuta më parë në aksin Fier-Levan në vendin e quajtur “ Qafa e Koshovicës” .
Burime bëjnë me dije se drejtuesi i një motori ka humbur kontrollin e mjetit dhe është rrëzuar në rrugë.
Nuk ndihen ende shkaqet që e çuan në humbjen e kontrollit ndërsa i plagosuri është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin e Fierit.
Ndërkohë policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.
