Gjendet GPS në një makinë në Korçë, forcat xheniere kontroll në lagjen 18

Gjendet GPS në një makinë në Korçë, forcat xheniere kontroll në lagjen 18

 

Lagjja 18 në Korçë është rrethuar nga forcat e rendit pas dyshimeve për një mjet të dyshimtë të parkuar në zonë.

 

Një mjet në këtë lagje është bërë objekt i kontrolleve të policisë, pasi është njoftuar se ka dyshime për vendosje të lëndëve plasëse. 

 

 

Forcat xheniere anti-eksploziv kanë mbërritur në vendngjarje për të kryer kontrollin e mjetit. 

 

 

Së fundi konfirmohet se bëhet fjalë për një GPS të vendosur në mjet, e jo lëndë plasëse. 

 

Mësohet se janë sekuestruar të gjitha kamerat e zonës për të identifikuar personin që ka vendosur GPS-in. 

 

Pronari i mjetit, Gëzim Pasho, 54 vjeç, me detyrë inspektor në Sektorin e Inspektimit të Pyjeve në Korçë, ndodhet në komisariat për deklarim.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy