INSTAT shtyn sërish censin e popullsisë dhe banesave

INSTAT shtyn sërish censin e popullsisë dhe banesave

Instituti i Statistikave (INSTAT) ka njoftuar sot shtyrjen e aktivitetit të grumbullimit të të dhënave në terren të censit të popullsisë dhe banesave për vitin e ardhshëm.

INSTAT thekson se në kushtet e mossigurimit në kohë të mjeteve të nevojshme për grumbullimin e informacionit në terren, është i pamundur realizimi i këtij aktiviteti.

Instituti i Statistikave konfirmoi se mbetet i vendosur në objektivin e tij për të kryer censin e popullsisë dhe banesave në përputhje me standardet dhe rekomandimet e Kombeve të Bashkuara dhe Zyrës Statistikore të Bashkimit Evropian (Eurostat).

Censi ishte planifikuar të zhvillohet në vitin 2020, por fillimisht u shty prej situatës së krijuar nga pandemia, ndërsa tashmë është shtyrë për vitin 2023.

Ai parashikohet të zgjasë dy muaj me një kosto prej rreth 16 milionë euro, dhe risi është përdorimi i pajisjeve elektronike në mbledhjen e informacionit.

Censusi i fundit është zhvilluar në vitin 2011, ku rezultoi se popullsia ishte 2,821,977.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy