
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Laç-Patok, në afërsi të një karburanti ku mjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin A. Z., 21 vjeç, është përplasur me një motor me drejtues shtetasin T. N., 21 vjeç, i cili ka marrë dëmtime dhe është transportuar në spitalin e Traumës Tiranë.
Sipas informacioneve të policisë, drejtuesi i mjetit tip “Benz” shtetasi A. Z., është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lezhë, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.



