
Një aksident është regjistruar gjatë pasdites së sotme në Vlorë teksa një makinë tip “Benz” ka përplas një 40-vjeçar i cili ishte duke lëvizur me motorr.
Si pasojë 40-vjeçari është aksidentuar dhe është dërguar në spital ndërsa shoferi i “Benz-it” është larguar nga vendngjarja.
Vlorë/Informacion paraprak
Rreth orës 16:15, në rrugën “Murat Tërbaçi”, në lagjen “Uji i Ftohtë”, një automjet tip “Benz”, është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin D. F., 40 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Drejtuesi i automjetit është larguar nga vendi i aksidentit.
Grupi hetimor po punon për identifikimin e kapjen e drejtuesit të automjetit dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.



