
Një sasi e vogël plasëse ka shpërthyer mbrëmjen e sotme në rrugën “Selim Brahja” në Sauk. Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:45, në rrugën dytësore që del për në rreth-rrotullimin e Saukut. Për pasojë, janë dëmtuar xhamat e dy mjeteve që ishin të parkuara.
“Më datë 20.12.2021, në Sauk, në rrugën "Selim Brahja", rreth orës 19:45, në rrugën dytësore që del për në rrethrrotullimin e Saukut, afër nënkalimit, dyshohet se ka plasur një sasi e vogël lëndë plasëse dhe për pasojë janë dëmtuar dy xhamat e parë të dy mjeteve që ndodheshin të parkuara”, thuhet në njoftimin e policisë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.



