Bregu: Rama i largoi drejtuesit e aftë, niveli i policisë gjithmonë duke u ulur (VIDEO)

Bregu: Rama i largoi drejtuesit e aftë, niveli i policisë gjithmonë duke u ulur (VIDEO)

Gazetari Sokol Bregu thotë se Kryeministri Edi Rama i ka larguar nga detyra drejtuesit e aftë të policisë.

 

Nga studio e “MCN Live” ai deklaroi se ajo që e dëmton policinë është korrupsioni dhe kriminalizimi i policisë, nuk e dëmton përdorimi i forcës në një protestë, pasi nëse protesta do të jetë e dhunshme edhe reagimi i policisë do jetë i dhunshëm. 

 

Sipas tij, procesi i vetingut ishte bosh dhe i destinuar për t’u mbyllur dhe se niveli i policisë është gjithmonë duke u ulur.

 

Nëse je i projektuar që në nisje për t’iu shërbyer grupeve kriminale ti nuk bën dot. Lëvizjet e fundit të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore mua më kanë pëlqyer, ka patur më shumë impakt ndërrimi i drejtorit të AMP-së. Drejtori aktual ka disa lëvizje më tepër dhe një kërkesë llogarie. Është nga të paktët persona që ka patur detyra të larta në polici dhe nuk ka qenë asnjëherë i përfolur. 

 

Duhet ta ndajmë mes kërkesës për të pasur një polici më të mirë dhe më të denjë për qytetarët. Shpesh herë janë vendosur në krye të policisë persona që nuk kanë mundur të drejtojnë një organizatë, mbase Kryeministri Rama nuk e ka vizionin për policinë, mund ta ketë për diplomacinë. 

 

Sa herë është dashur një drejtor policie i fortë e ka gjetur, edhe pse drejtori që ka zgjedhur ka qenë i pabindur ndaj tij. Rama e nisi me një oficer të RENEA-s, Artan Didin, të cilin e largoi shpejt për mospërputhje. Didi ishte polic në natyrë. Vuri në detyrë drejtorin aktual të emergjencave civile, Haki Çakon, i cili vinte nga rezultate shumë të mira. Kur e pa që nuk po i ecte dhe nuk po i bindeshin, gjeti Ardi Veliun, të cilit i ndodhën skandalet më të mëdha që mund të ekzistonin në këtë vend dhe ai nuk dha dorëheqjen në asnjë moment. Një ditë të bukur dha dorëheqjen dhe sot e ka vendosur sërish në një pozicion. 

 

E largoi se e pa që i duhej një goditje ndaj krimit. I duhej të rregullonte diçka dhe mori Muhamet Rrumbullakun. Dhe ai duke qenë polic në vetvete bëri disa goditje. Me direktivën e tij iu kapën dikujt në bahçe 3 milionë euro që nuk duhet të kapeshin. Kaloi dhe pak kohë nuk i duhej më dhe vjen Proda. 

 

Policia është përfaqësuese e shtetit në rrugë. Vetingu në polici ishte i destinuar të mbyllej për shumë arsye, nuk mund të bësh një veting në polici. ka dhe shumë punonjës të thjesht që mund ta kenë bërë një shtëpi në 30 vite, ku kanë punuar, roje, taksixhinj në të zezë dhe kanë disa të ardhura të tjera që nuk i justifikojnë dot. Por kur iu futën vetingut ata që kishin vjedhur vërtetë, kishin dhe fuqinë për mos tu prekur. Dhe ndodhi që ata fukarenjtë që nuk justifikonin 3-5 mijë euro, ngecën.

 

U la pas dhe testi i drogës. Një punonjëse e policisë së Elbasanit u gjet në këtë lloj forme dhe tha se kishte përdorur kontraceptiv. Me këtë arsye u la. Vetingu ishte një proces bosh, ishte i destinuar për tu mbyllur. Shihu shefave të komisariatit vetëm bluzat, një bluzë iu kushton sa rroga mujore. Kanë çanta dore që kushtojnë sa gjysma e rrogës vjetore të tyre. 

 

Mbajnë bluza dhe këmisha sa rroga mujore. Nuk ka nevojë të merresh ka dy a tre shtëpi. Shihu orat, mbajnë dhe unaza. Duhet të duken, me zi e kanë marrë këtë vend. Niveli i policisë është gjithmonë duke u ulur dhe po krijon goditje shumë të rëndë. Është për të ardhur keq. Ka një mosbesim ndaj policisë dhe adresimi që iu bën disa çështjeve mund të bien në vesh të shurdhër.

 

Policia të merr në telefon dhjetë herë para se të ketë kontroll. Ti ke Jurgis Çyrbja i cili telefonon dhe thotë se ik se ka kontroll, kur e bën një deputet, imagjino një polic.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy