Abuzoi me të miturën në Fier/ 16.8 vite burg për Leonidha Rapushin

Abuzoi me të miturën në Fier/ 16.8 vite burg për Leonidha Rapushin

Gjykata e Fierit ka dënuar sot me 16 vite e 8 muaj burgim 74 vjeçarin nga Fieri Leonidha Rapushi, i cili ishte arrestuar një vit më parë nën akuzën “Marrëdhënie seksuale me të mitur”.

Prokuroria kërkoi dënimin me 25 vite burg të Rrapushit, por për shkak të gjykimit të shkurtuar, autori i krimit të rëndë përfitoi uljen e dënimit me 1/3, duke u dënuar me 16 vite e 8 muaj burg.

Ngjarja e rëndë doli në dritë në muajin prill 2020, ku nëna e vajzës së abuzuar denoncoi 74-vjeçarin, ku pas hetimeve të shumta Leonidha Rapushi u arrestua nga blutë e Fierit.

Ai vazhdimisht i shkonte të miturës pranë shkollës, ku i dhuronte çokollata në mënyrë që ta afronte pranë vetes.

Ky veprim u vu re nga psikologia e shkollës, e cila bashkë me nënën dhe të miturën kanë denoncuar të moshuarin në polici.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy