Avokatët e Ndroqit: Sulm politik për shkak të gjyqit me Erion Veliajn  

Avokatët e Ndroqit: Sulm politik për shkak të gjyqit me Erion Veliajn  

Pas vendimit të SPAK për vënien nën sekuestro të pasurive të Ylli Ndroqit, përfaqësuesit e tij ligjorë kanë dalë me një deklaratë. Ata thonë se do ta apelojnë vendimin dhe e konsiderojnë këtë lëvizje një sulm politik.

Sipas tyre, ky sulm vjen për shkak të konfliktit gjyqësor në të cilin Ndroqi është përfshirë me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.

Zoti Ylli Ndroqi do të provojë para gjykatës se pasuria e tij është e ligjshme dhe e vendosur nga bizneset e tij. Ky është një sulm politik ndaj Ylli Ndroqit, pasi ishte në gjyq me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj”, deklaruan avokatët.

Ata sqaruan se ndryshe nga sa u raportua fillimisht në disa media, Ndroqi nuk është shoqëruar në polici.

Ylli Ndroqi nuk është i shoqëruar. Na është dhënë vendimi në dorë për sekuestro. Ky është vendim i shkallës së parë të SPAK, do ta apelojmë”, u shprehën avokatët.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy