
Një person i cili lëvizte me silenciator me vete, është vënë në prangat e policisë së Tiranës. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasit P. T., 31 vjeç, banues në Pezë Helmës, dhe D. H., 45 vjeç, banues në Librazhd. Shërbimet e policisë kanë ndaluar për kontroll automjetin me drejtues shtetasin P. T., dhe pasagjer shtetasin D. H., të cilët sapo kanë parë shërbimet e policisë, kanë hedhur nga automjeti, një send të dyshuar silenciator dhe 3 fishekë.



